3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Seminari i 4-t trajnues në Shkollën e Magjistraturës në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues

Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues të Shkollës së Magjistraturës u zhvillua në datat 28-29 maj 2018 seminari i 4-t trajnues me temë “Mbrojtja e të dhënave private dhe privatësia në raport me lirinë e shprehjes dhe zhvillimet teknologjike”. I ftuar si lektor në këtë seminar ishte Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi.

Dervishi trajtoi kuadrin rregullator në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale si dhe reformën e ndërmarrë në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së. Temat e tjera të prezantuara në trajnim i përkasin “Lirisë së shprehjes në këndvështrimin e të drejtës për informim dhe kufizimet e kësaj lirie në kuadër të mbrojtjes së të dhënave private” si dhe “Mbrojtja e privatësisë në raport me lirinë e shprehjes”. Gjatë trajnimit u analizuan raste nga jurisprudenca e GJEDNJ dhe GJED.

Në këtë seminar morën pjesë gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha rrethet.