3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile në funksion të respektimit të të drejtave të individit

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi një takim informues me përfaqësues të organizatës “Together for Life”. Një nga çështjet kryesore të diskutuara ishte njohja me projektin “Fuqizimi i pacientëve: luftë kundër korrupsionit në sistemin e shëndetësisë përmes fuqizimit të pacientëve dhe institucioneve të pavarura”. Zyra e Komisionerit u angazhua maksimalisht në ofrimin e asistencës për respektimin e kritereve dhe standardeve ligjore. Projekti synon të adresojë dhe ndihmojë në zgjidhjen e problematikave për disa kategori të caktuara shoqërore, të cilat i përfaqëson kjo organizatë.