Mbrojtja e të dhënave personale në sistemin arsimor jopublik

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi një trajnim me ftesë të shkollës së mesme jo publike “Turgut Ozal”. Në këtë takim, ku të pranishëm ishin mësues dhe staf administrativ, u trajtua ligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, ai “Për masat shtesë të sigurisë publike”, si dhe akte nënligjore të Komisionerit.

Znj. Pjerina Gaxha, Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, prezantoi parimet kryesore të mbrojtës së të dhënave personale, kompetencat e Autoritetit dhe raste konkrete nga veprimtaria e Zyrës së Komisionerit në këtë fushë. Në mënyrë të zgjeruar u trajtuan si të drejtat e “subjektit” të të dhënave – informimi, aksesi, korrigjimi, bllokimi apo fshirja, ashtu edhe detyrimet e “kontrolluesit” për një proces transparent, të përgjegjshëm e të sigurt të grumbullimit/përpunimit të tyre. Vëmendje iu kushtua elementëve të tillë, si procedura e “njoftimit”, hartimi i “rregullores” së mbrojtjes së të dhënave dhe rolit e funksionet e “personit të kontaktit”. Nga ana tjetër, përmbushja e detyrimeve të ligjit “Për masat shtesë të sigurisë publike” dhe aktit nënligjor të Komisionerit në zbatim të tij, merr një rëndësi të veçantë për vetë natyrën e sektorit të arsimit. Në prezantim u fol për subjektet e këtij ligji, për detyrimet e tyre si “kontrollues” apo dhe për llojet e masave shtesë të sigurisë në kuptimin teknik.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë