3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

“Pyet Shtetin – Merr Përgjigje”, fushata ndërgjegjësuese për të drejtën e informimit

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim me Fondacionin “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, zhvilloi takime në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese “Pyet Shtetin – Merr Përgjigje”.

Takimet u zhvilluan në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, ku pjesëmarrës ishin studentë, staf akademik e administrativ. Takimi i tretë u zhvillua në Elbasan me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të këtij qyteti dhe nga Librazhdi. Qëllimi i aktiviteteve ishte njohja me ligjin “Për të drejtën e informimit” dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për ushtrimin e të drejtave të tyre. Njëkohësisht, iu kushtua vëmendje procedurës për kërkimin e informacionit nga autoritetet publike duke përdorur regjistrin elektronik të kërkesave dhe përgjigjeve pyetshtetin.al. Të pranishmit shfaqën interes për këtë portal elektronik, i cili është një instrument proaktiv për njohjen me informacionin publik; ndërsa shprehën interes që pjesë e tij të jenë të gjitha institucionet publike.