“Regjistri elektronik i kërkesave dhe i përgjigjeve për të drejtën e informimit”

Zyra e Komisionerit zhvilloi një takim me përfaqësues të institucioneve të pavarura për zbatimin e fazës së dytë të “Regjistrit elektronik të kërkesave dhe të përgjigjeve për të drejtën e informimit”.

Ngritja e “Regjistrit” buron nga zbatimi i ligjit 119/2014 “Për të drejtën e informimit” dhe ai funksionon si një bazë shtetërore të dhënash sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 145, datë 13.03.2018. Prej një viti “Regjistri” është testuar me sukses dhe funksionon në 27 Autoritete Publike. Aksesi i thjeshtë dhe pa pagesë për qytetarët në “Regjistër” lehtëson në maksimum procedurën e marrjes së informacionit, duke rritur dhe transparencën në veprimtarinë e administratës publike. Në vazhdim, Zyra e Komisionerit do të zhvillojë takime të ngjashme edhe me përfaqësues të Autoriteteve të tjera Publike.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë