3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Njoftim për shtyp

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale e konsideron të rëndësishme transparencën dhe informimin e vazhdueshëm të opinionit publik nga Autoritetet Publike kompetente në lidhje me situatën për virusin Covid-19 në Shqipëri.

Zyra e Komisionerit kërkon nga organet e medias së shkruar, audiovizive dhe online si dhe çdo subjekt tjetër publik ose privat, që në përmbushje të misionit të tyre të informimit të plotë e të duhur të publikut, të jenë të kujdesshëm në respektimin e dinjitetit njerëzor dhe jetës private të qytetarëve. Ligji nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, garanton një nivel më të lartë mbrojtje për të dhënat shëndetësore të individëve, duke i kategorizuar ato si sensitive. Të gjithë këto subjekte, në kuptim të ligjit janë kontrollues ose përpunues të dhënash personale dhe si të tillë, duhet të zbatojnë dispozitat e tij dhe të akteve të tjera nënligjore të Komisionerit.

Në funksion të situatës së krijuar dhe masave të marra për parandalimin e saj, Zyra e Komisionerit nxit qytetarët që në rast se kanë ankesa si për të drejtën e informimit ashtu edhe për mbrojtjen e të dhënave personale t’i depozitojnë ato vetëm në rrugë elektronike në adresën info@idp.al.