3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Deklaratë e Komitetit Ekzekutiv të Asamblesë Globale të Privatësisë (GPA) mbi pandeminë Koronavirus (COVID-19)

Komiteti Ekzekutiv i Asamblesë Globale të Privatësisë (GPA) njeh sfidat e pazakonshme që po hasen për të frenuar përhapjen e Coronavirus (COVID-19).

Adresimi i këtyre sfidave kërkon përgjigje të koordinuar në nivel kombëtar dhe global, duke përfshirë shkëmbimin e informacionit personal si të domosdoshëm nga organizatat dhe qeveritë, si edhe përtej kufijve. Ne jemi të sigurt se kërkesat për mbrojtjen e të dhënave personale nuk do të ndalojnë shkëmbimin vendimtar të informacionit për të mbështetur përpjekjet për të trajtuar këtë pandemi globale. Parimet universale për mbrojtjen e të dhënave personale në legjislacionin e vendeve tona do të mundësojnë përdorimin e të dhënave në interes të publikut por dhe të ofrojnë mbrojtjet që publiku pret. Autoritetet e mbrojtjes së të dhënave janë të gatshme për të ndihmuar në lehtësimin e shkëmbimit të shpejtë dhe të sigurt të të dhënave për të luftuar COVID-19.

Të dhënat shëndetësore konsiderohen sensitive në shumë juridiksione, por bashkëpunimi midis Autoriteteve për mbrojtjen e të dhënave dhe qeverive nënkupton shumë shembuj të praktikave kombëtare që kanë të bëjnë në dhënien e mesazheve në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik; të përdorimit të teknologjisë më të fundit për të lehtësuar konsultat dhe diagnostikimet e sigurta dhe të shpejta; si dhe krijimin e lidhjeve midis sistemeve të të dhënave publike për të lehtësuar identifikimin e përhapjes së virusit.

Kjo deklaratë ka për qëllim të ofrojë mbështetje për autoritetet publike dhe ekspertët e shëndetësisë që të jenë në gjendje të komunikojnë drejtpërdrejtë me njerëzit dhe strukturat shkencore e qeveritare për të koordinuar në shkallë kombëtare dhe globale në ndalimin e pandemisë aktuale COVID-19.

Platforma jonë e mbrojtjes së të dhënave dhe COVID-19 ofron udhëzimet dhe informacionet më të fundit nga anëtarët e GPA.