E drejta e informimit, transparencë për mirëqeverisjen

Në Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale u zhvillua një takim me koordinatorë të Kryeministrisë dhe ata të ministrive.

Gjatë këtij bashkëbisedimi u diskutuan çështje rreth transparencës proaktive, zbatimin e rekomandimeve të Zyrës së Komisionerit për përditësimin e Programit të Transparencës së këtyre Autoriteteve Publike; përdorimin e “Regjistrit elektronik të kërkesave dhe përgjigjeve për të drejtën e informimit” (REKPDI) nëpërmjet portalit pyetshtetin.al; si dhe për ankesat në proces dhe problematikat e hasura gjatë trajtimit të tyre. Roli i koordinatorit ishte një tjetër temë e diskutuar në takim, ku Zyra e Komisionerit do të vijojë asistencën dhe mbështetjen në forcimin e pozicionit të tyre në strukturat e Autoriteteve Publike.

Zbatimi i ligjit “Për të drejtën e informimit”, duke marrë në konsideratë situatën me pandeminë COVID-19, për rritjen e transparencës dhe llogaridhënien e Autoriteteve Publike, merr një rëndësi akoma edhe më të madhe në informimin e saktë të gjithë qytetarëve.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë