Miratohen modelet e rishikuara të Programit të Transparencës dhe Regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve për Autoritetet Publike

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale miratoi modelin e rishikuar të Programit të Transparencës dhe atë të “Regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve” për Autoritetet Publike. Këto akte janë botuar në Fletoren Zyrtare nr. 224, datë 22.12.2020.

Modelet e rishikuara të Programit të Transparencës dhe “Regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve” janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjitha Autoritetet Publike brenda datës 31 mars 2021. Këto dokumente u përditësuan në përputhje me parashikimet e neneve 4/c, 5, 6 dhe 8 të ligjit 119/2014 “Për të drejtën e informimit”. Këto formate të reja përmirësojnë standardet e transparencën proaktive të Autoriteteve Publike.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë