3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Njoftim për shtyp i Zyrës së Komisionerit

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale informon opinionin publik se, në përmbushje të detyrimeve ligjore e funksionale, ka rezultuar se një pjesë e stafit janë ekspozuar ndaj individëve me simptoma të ngjashme me ato të COVID-19.

Rrjedhimisht, duke ndjekur me vëmendje të shtuar situatën në vijimësi, vlerësojmë se gjendja shëndetësore e çdo nëpunësi është dhe mbetet prioriteti parësor i institucionit tonë.

Në zbatim të masave të përcaktuara nga autoritetet përgjegjëse për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit COVID-19, diktohet nevoja e karantinimit të një pjese të stafit të Zyrës. Për këtë arsye, duke filluar nga data 02.02.2021, Zyra e Komisionerit, do të pezullojë aktivitetin e të drejtës së informimit për një periudhë 14 ditore, deri me datë 16.02.2021.

E vetëdijshme për rolin dhe funksionet e saj në këta muaj të vështirë për të gjithë, Zyra e Komisionerit njofton se administrimi i ankesave do të vijojë normalisht, ndërsa shqyrtimi i tyre apo çdo akti tjetër do të rifillojë menjëherë në përfundim të periudhës së pezullimit 14 ditor.

Ftojmë dhe nxisim qytetarët të respektojnë masat kundër përhapjes së virusit COVID-19, si dhe të përmbushin të gjitha detyrimet ligjore përkatëse pavarësisht kësaj situate.

Për çdo emergjencë, adresa zyrtare e postës elektronike info@idp.al është funksionale.