Mjedisi digjital, cikël videosh ndërgjegjësuese për mësuesit dhe nxënësit

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ju prezanton ciklin e videove ndërgjegjësuese “Guidë për mësuesit e shkollave 9–vjeçare mbi mbrojtjen e të dhënave personale të nxënësve”.

Cikli prej 9 videosh bazohet në botimin “Kuadri i aftësimit të mësuesve të shkollave 9-vjeçare mbi mbrojtjen e të dhënave personale të nxënësve”. Ky dokument është miratuar nga Konferenca e 38-të Ndërkombëtare e Komisionerëve të Mbrojtjes së të Dhënave dhe Privatësisë (ICDPPC), aktualisht e emërtuar Asambleja Globale e Privatësisë (GPA). Në epokën digjitale, mësuesit kanë një rol kyç për zgjerimin e njohurive që u japin fëmijëve dhe të rinjve për të nxitur përdorimin e përgjegjshëm dhe etik të teknologjive të reja në mbrojtje të të dhënave të tyre personale.

Ciklin e videove e konsultoni në kanalin zyrtar në YouTube të Zyrës së Komisionerit.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë