3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Njoftim për shtyp i Zyrës së Komisionerit

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale është institucioni monitorues dhe mbikëqyrës i ligjit nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Në këtë cilësi, autoriteti vlerëson rastet e cenimit të privatësisë dhe keqpërdorimit të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.

Në përmbushje të detyrimeve ligjore, Zyra e Komisionerit ushtron të drejtën e zhvillimit të shqyrtimit apo hetimit administrativ mbi bazë ankese (të depozituar nga qytetari) apo kryesisht (me iniciativën e saj), për çështje që kanë interes/sensibilitet publik.

Në lidhje me rastin e publikimit në media të të dhënave personale të qytetarëve, po bëhen të gjitha vlerësimet e nevojshme ligjore për administrimin zyrtar të dokumentacionit/informacionit të nevojshëm për shqyrtimin eventual administrativ të tij, natyrisht, për aq sa çështja në fjalë nuk hyn në juridiksionin penal.

Siç në rastin e çdo shqyrtimi administrativ, Zyra e Komisionerit disponon dhe vendos vetëm mbi prova.

Vendimmarja e Komisionerit në çdo rast do të jetë publike dhe është e konsultueshme lehtësisht në faqen e internetit www.idp.al.

Theksojmë se, Zyra e Komisionerit ka administruar, prej 1 janarit 2021, vetëm 2 ankesa nga qytetarë që kanë si objekt thirrjet e pakërkuara (telefonike) në kuadër të fushatës zgjedhore. Për të dy rastet, po kryhen procedurat përkatëse ligjore në kuadër hetimit administrativ.