3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Njohja e legjislacionit të ri për mbrojtjen e të dhënave personale nga sektori bankar/financiar dhe ai i telekomunikacionit, webinar-i VI

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi webinar-in e gjashtë të hapur, si pjesë e aktiviteteve të Projektit të Binjakëzimit “Mbështetje institucionit për përafrimin e legjislacionit mbi mbrojtjen e të dhënave personale me acquis-in e BE”.

Në këtë trajnim (dissemination event) pjesëmarrës ishin mbi 60 përfaqësues nga institucione publike dhe subjekte private që e ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorin bankar/financiar dhe në atë të telekomunikacionit. Në fokus të webinar-it ishte prezantimi i kuadrit të ri rregullator të mbrojtjes së të dhënave personale i përafruar me GDPR dhe Direktivën e Policisë dhe ndërthurja e tij me veprimtarinë në këta sektorë. Si dy nga më të mëdhenjtë dhe me më shumë ndikim në procesin e përpunimit të të dhënave personale të qytetarëve, vëmendje e shtuar duhet t’i kushtohet sistemeve të sigurisë së informacionit, paralelisht, me përmirësimet teknologjike në ofrimin e shërbimeve. Me hyrjen në fuqi të legjislacionit të ri, respektimi i të drejtave të individit do të jetë akoma edhe më i plotë dhe në harmoni me zhvillimin e këtyre sektorëve të ekonomisë.

Trajnimi u mbajt nga ekspertë të Institutit austriak për të drejtat e njeriut “Ludwig Boltzmann” (BMI), CSI-Piemonte në Itali dhe të Zyrës së Komisionerit.