Pjesëmarrje në Konferencën “Mos u rrej! Dita Ndërkombëtare e Verifikimit të Fakteve në Shqipëri”

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ishte e ftuar në Konferencën Kombëtare “Mos u rrej! Dita Ndërkombëtare e Verifikimit të Fakteve në Shqipëri” të organizuar nga “Faktoje.al”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Komisioneri, z. Besnik Dervishi, e vuri theksin në bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile dhe median, si një faktor për rritjen e kulturës së transparencës dhe ofrimin e shërbimeve me standarde nga administrata publike.

Faktoje.al është një nga grupimet më aktive të viteve të fundit dhe që e ka mirëpërdorur të drejtën për informim. E drejta për informim është e lidhur ngushtë me lirinë e shprehjes. Thelbësor është fakti se Shqipëria ka një legjislacion modern. Forcimi i marrëdhënieve me shoqërinë civile dhe median, veçanërisht me atë investigative, është i rëndësishëm dhe vlerësoj, se këto grupime kanë gjetur te Zyra e Komisionerit një institucion publik me të cilin diskutohet hapur. Nga ana tjetër, autoriteti nëpërmjet vendimmarrjes ka dhënë kontribut me jurisprudencë në këtë fushë, e cila duhet zhvilluar e konsoliduar më tej” – tha ndër të tjera z. Dervishi.

Dita Ndërkombëtare e Kontrollit të Fakteve (International Fact-Checking Day) është 2 prilli, prej vitit 2017.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë