Agjenda 2030 e OKB për një Zhvillim të Qendrueshëm, takim i Raportuesit të OHCHR në Zyrën e Komisionerit

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, priti në një takim z. Saad Alfarargi, Raportuesi i Posaçëm mbi të Drejtën për Zhvillim nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR). Qëllimi i vizitës së tij në Shqipëri është vlerësimi i situatës për garantimin e të drejtave të njeriut në zbatim të Agjendës 2030 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Zhvillim të Qendrueshëm dhe marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare të vitit 2015. Në kuadër të këtij dokumenti Zyra e Komisionerit kontribuon në Objektivin e Zhvillimit të Qendrueshëm (SDG) 16 “Paqe, Drejtësi dhe Institucione të forta”.

Gjatë takimit u prezantua kuadri ligjor në fuqi për të dy fushat e përgjegjësisë së autoritetit, si dhe roli i tij në kuadër të përmbushjes së funksioneve monitoruese e mbikëqyrëse. Një pikë e rëndësishme e takimit ishte njohja e z. Alfarargi me procesin e modernizimit në tërësi të legjislacionit shqiptar. Gjatë takimit u paraqit edhe një informacion përmbledhës për veprimtarinë ndërgjegjësuese të Zyrës së Komisionerit për njohjen dhe ushtrimin në praktikë të këtyre të drejtave, duke ndërvepruar me grupe të ndryshme interesi në të gjithë territorin e vendit. Së fundmi, Raportuesit të Posaçëm iu ofrua një panoramë e përgjithshme mbi sfidat me të cilat përballet aktualisht Zyra e Komisionerit.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë