Njoftim për shtyp

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale e konsideron bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile (OjF) dhe median të rëndësishëm për njohjen, ndërgjegjësimin dhe garantimin e të drejtave e lirive themelore të qytetarëve si në sferën publike, ashtu edhe në atë private.

Në këtë kontekst, por sidomos, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e tyre për demokratizimin dhe zhvillimin e shoqërisë, Zyra e Komisionerit zhvillon një takim konsultativ më datë 20 janar 2023 me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të OjF dhe medias.

Qëllimi i këtij aktiviteti është vlerësimi dhe diskutimi i ecurisë së zbatimit të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, arritjet apo problematikat e hasura gjatë zbatimit të tij, si dhe fokusi i veprimtarisë së Zyrës së Komisionerit për vitin 2023.

Nëpërmjet ndërveprimit, rrahjes së ideve apo qëndrimeve synohet nxitja dhe forcimi i transparencës, etikës dhe përgjegjshmërisë së institucioneve në funksion të interesit publik.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë