3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Partneritet për rritjen e transparencës në funksion të interesit publik

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale vlerëson se bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile (OjF) dhe median është me rëndësi në funksion të ndërgjegjësimit për ushtrimin e të drejtave e lirive themelore të qytetarëve.

Zyra e Komisionerit zhvilloi një takim konsultativ me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga OjF dhe media për të diskutuar rreth ecurisë së zbatimit të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, arritjet apo problematikat e hasura gjatë zbatimit të tij, si dhe fokusin e veprimtarisë së institucionit për vitin 2023. Në këtë takim u vlerësua kjo inciativë e Zyrës së Komisionerit, e cila forcon partneritetin për qëllimin e përbashkët, nxitjen e përgjegjshmërisë dhe transparencës së autoriteteve publike. Nëpërmjet ndërveprimit, sidomos duke marrë parasysh rolin dhe kontributin e organizatave të shoqërisë civile dhe medias për demokratizimin dhe zhvillimin e shoqërisë, pjesëmarrësit u angazhuan që kjo nismë të vijohet e të konsolidohet për shkëmbim idesh e qëndrimesh në funksion të interesit publik.