3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Mbledhje e Komitetit Ekzekutiv të ICIC

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale mori pjesë në mbledhjen e dytë për këtë vit të Komitetit Ekzekutiv të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (International Conference of Information Commissioners-ICIC).

Një nga pikat e rëndësishme të agjendës së takimit ishte shtimi dhe konsolidimi i ndërveprimit me UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën), në kuadër të zbatimit të Memorandumit të Bashkëpunimit. Anëtarët e Komitetit diskutuan edhe mbi propozimet për përmirësimin e Kartës së Johanesburgut, akti kryesor rregullator i funksionimit të organizatës, si dhe për masat organizative në funksion të zhvillimit të edicionit të 14-të të ICIC. Komiteti Ekzekutiv përbëhet nga Komisionerët e Meksikës, Shqipërisë, SHBA, Kilit, Filipineve, Kenias, Afrikës së Jugut dhe Bermudës.