3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Diskutime për “Udhëzuesin standard të marrëdhënies së gjykatës me publikun dhe median”

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) me mbështetjen e Qendrës për Çështjet e Informimit Publik (INFOÇIP) zhvilluan një tryezë në kuadër të diskutimeve për hartimin e “Udhëzuesit standard të marrëdhënies së gjykatës me publikun dhe median”.

Në takim ishte i ftuar Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, anëtarja e KLGJ e caktuar për marrëdhëniet me median dhe publikun, znj. Marçela Shehu, gjyqtarë, ekspertë dhe përfaqësues të mediave. Komisioneri i njohu të pranishmit me veprimtarinë institucionale në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në fuqi në të dy fushat e përgjegjësisë për garantimin e të drejtave themelore të qytetarëve.

Gjatë kësaj tryeze konsultimi publik diskutimet u përqendruan te rekomandimet e përfaqësuesve të mediave në përmirësimin e këtij Udhëzuesi. Qëllimi është vendosja në balancë e misionit të saj për informimin me integritet e profesionalizëm të publikut dhe detyrimin e gjykatave për të ofruar transparencë dhe standarde ligjore që garantojnë të drejtat e njeriut dhe nuk censurojnë punën e medias.