Zbatimi i legjislacionit për të drejtën e informimit dhe ai për mbrojtjen e të dhënave personale, takime në Gjirokastër

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi në qytetin e Gjirokastrës një aktivitet me 3 komponentë: për ndërgjegjësimin e qytetarëve, takim me përfaqësues të institucioneve që ushtrojnë veprimtarinë në këtë qark, si dhe shkëmbimin e praktikës së mirë në kuadër të transparencës me publikun.

Gjatë ditës së parë, me fokus ndërgjegjësimin e qytetarëve, stafi i Zyrës së Komisionerit bashkëbisedoi për t’iu shpjeguar ushtrimin e të drejtave të tyre në fushën e aksesit në informacionin/dokumentacionin publik, në atë të mbrojtjes së të dhënave personale, si dhe shpërndau botime të ndryshme.

Ditën e dytë, në bashkëpunim me Prezencën në Shqipëri të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), u zhvillua takimi njohës e ndërgjegjësues për zbatimin e detyrimeve të legjislacionit për të drejtën e informimit dhe atij për mbrojtjen e të dhënave personale. Në këtë aktivitet morën pjesë, Komisioneri, z. Besnik Dervishi, zyrtari i lartë ligjor i OSBE, z. Mauro Puzzo, Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, z. Flamur Golemi dhe përfaqësues të autoriteteve të ndryshme publike të këtij qarku.

Ky takim rajonal kishte si qëllimi prezantimin e kuadrit rregullator për të dy fushat e përgjegjësisë së Zyrës së Komisionerit, ashtu si dhe veprimtarinë monitoruese e mbikëqyrëse për zbatimin e tyre. Gjithashtu, vëmëndje iu kushtua risive që do të sjellë legjislacioni i ardhshëm kombëtar për mbrojtjen e të dhënave personale, që transpozon tërësisht Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të Bashkimit Evropian (GDPR), si dhe ndryshimeve e përmirësimeve të ligjit “Për të drejtën e informimit”.

Në përfundim të aktiviteteve në këtë qytet, Komisioneri Dervishi iu bashkua stafit të Bashkisë Gjirokastër në takime me qytetarë, për të ndarë eksperiencën më të mirë në transparencën proaktive dhe trajtimin e kërkesave për informacion sipas standardeve ligjore.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë