3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Presidentja e Komitetit Ekzekutiv të ICIC falënderon Zyrën e Komisionerit për kontributin në fushën e të drejtës për informim

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka marrë një letër falënderimi nga Presidentja e Komitetit Ekzekutiv të organizatës, znj. Blanca Lilia Ibarra Cadena, për kontributin dhe pjesëmarrjen aktive në veprimtarinë e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (International Conference of Information Commissioners-ICIC).

Ky vlerësim vjen si rezultat i angazhimit të Zyrës së Komisionerit në iniciativat bashkëpunuese për shkëmbimin e eksperiencës dhe praktikave të mira me autoritete homologe, shoqërinë civile dhe partnerë, të cilët ndajnë qëllimin dhe objektivat e përbashkëta për promovimin dhe garantimin e të drejtës për informim dhe rritjen e transparencës së autoriteteve publike.

Edhe Zyra e Komisionerit, në letrën e saj të falënderimit, thekson se mbetet e përkushtuar për të vijuar bashkëpunimin dhe për të kontribuuar në veprimtarinë e ICIC nën lidershipin e Presidentes dhe Sekretariatit të organizatës.

Letra e ICIC shqip – anglisht

Letra e Zyrës së Komisonerit anglisht – shqip