Zyra e Komisionerit përfaqëson ICIC në Konferencën për të Drejtat e Njeriut të OSBE

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (ICIC).

Në këtë takim u trajtuan çështje të rëndësishme për mbarëvajtjen e veprimtarisë së organizatës: u prezantua Raporti i punimeve të edicionit të 14-të të Konferencës së ICIC, mbajtur gjatë muajit qershor; si dhe u dakordësua në parim ngritja e Komitetit të Planifikimit për organizimin e edicionit të 15-të ICIC në Shqipëri, në vitin 2024. Në lidhje me këtë çështje, përveç autoritetit të Meksikës (INAI) dhe Zyrës së Komisionerit, për t‘u bërë pjesë e tij shprehën interes edhe institucionet homologe nga Mbretëria e Bashkuar (ICO), Gjermania (BfDI), Afrika e Jugut (IR) apo Argjentina (OGDAI).

Në këtë mbledhje, me votim unanim të Komitetit Ekzekutiv u vendos që Zyra e Komisionerit të përfaqësojë ICIC në një prej paneleve të Konferencës për të Drejtat e Njeriut (Human Dimension Conference) të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), gjatë muajit tetor 2023 në Varshavë. Në këtë aktivitet, Zyra e Komisionerit do të referojë përvojën e saj në lidhje me zbatimin e Konventës 205 të Këshillit të Evropës (e njohur edhe si Konventa e Tromsos). Ky është një vlerësim për autoritetin shqiptar, për rolin dhe kontributin në kuadër të veprimtarisë së organizatës më të rëndësishme botërore në fushën e të drejtës për informim. Komiteti Ekzektutiv aprovoi edhe anëtarësimin e autoritetit të Sri Lankës në rradhët e ICIC.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë