Zyra e Komisionerit në Panairin “InnFest 2023”

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale mori pjesë në “Festivalin e Inovacionit – InnFest 2023”, në mjediset e Parkut Olimpik të Tiranës. Ky aktivitet përbën një platformë komunikimi që ka në qendër të vëmëndjes nxitjen e bashkëpunimin në funksion të ofrimit të shërbimeve inovatore dhe zhvillimit të mëtejshëm ekonomik të vendit

Zyra e Komisionerit u përfaqësua në Inn Fest 2023 me një kontribut të rëndësishëm, duke marrë pjesë në dy takime në kuadër të këtij aktiviteti. I pari ishte ai me tëmë “Sigurimi i suksesit në tregtinë elektronike: Lundrimi në sfidat e sigurisë kibernetike dhe privatësisë së të dhënave për rritje të qëndrueshme (“Securing the success in e-commerce: Navigating cyber-security and data privacy challenges for sustainable growth”). Në të, Zyra e Komisionerit prezantoi legjislacionin në fuqi të mbrojtjes së të dhënave personale, punën për hartimin/miratimin e kuadrit të ri rregullator të fushës që përafron tërësisht Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) të BE, si dhe rolin e veprimtarinë e institucionit në këtë fushë. Ky aktivitet ishte i konceptuar në formën e një workshopi me karakter teknik për shkëmbimin e ideve, njohurive dhe praktikave më të mira mes institucioneve publike, biznesit dhe shoqërisë civile.

Pjesëmarrja tjetër e Zyrës së Komisionerit ishte ajo në Sesionin e 4-t të InnFest 2023: Lidhja me njëri-tjetrin përmes diasporës. Privatësia e të dhënave – një faktor i rëndësishëm për tregtinë elektronike (“Conference 4: Connecting each other through diaspora. Data privacy – an important factor for e-commerce”). Në këtë takim iu kushtua vëmëndje çështjeve që kanë të bëjnë me procesin e përpunimit të të dhënave personale gjatë ofrimit të shërbimeve nga ky sektor, si: informimi i qytetarëve, marrja/tërheqja e pëlqimit të tyre, zbatimi i masave të domosdoshme tekniko-organizative, përdorimi i pajisjeve të përshtatshme për garantimin e sigurisë së të dhënave, kujdesi në ndarjen e informacionit personal me palë të treta, etj. Tregtia elektronike po njeh zgjerim dhe përparim teknologjik edhe në vendin tonë, ku aspekti i ofrimit të shërbimeve në kushte të larta sigurie duhet të jetë përparësi për të gjithë aktorët që operojnë në këtë sektor. Po ashtu, Zyra e Komisionerit u përfaqësua përgjatë ditëve të zhvillimit të “InnFest 2023” me një stendë të posaçme. Kjo pjesëmarrje kishte për qëllim zgjerimin e rolit ndërgjegjësues, nxitjen e kulturës për ushtrimin e të drejtave nga qytetarët, promovimin e veprimtarisë institucionale, apo dhe ndërveprimin e drejtpërdrejtë me biznese që operojnë në sektorin e tregtisë elektronike apo teknologjisë së informacionit.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë