3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Të drejtat e njeriut në Shqipëri, Konferenca Vjetore e institucionit të Avokatit të Popullit

Me tëmë kryesore “75 vjetori i Deklaratës Universale dhe 25-vjetori i Kushtetutës së Shqipërisë: Evolucioni i të drejtave të njeriut në Shqipëri” zhvilloi punimet Konferenca Vjetore e institucionit të Avokatit të Popullit. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të lartë të Kuvendit, të Qeverisë, trupit diplomatik, organizatave të shoqërisë civile, grupeve të interesit dhe medias.

I ftuar në panelin e parë të kësaj Konference, “25-vjetori i Kushtetutës së Shqipërisë – Nevoja për interpretim Kushtetues dhe hapat për përmirësime legjislative”, ishte edhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, i cili në fjalën e tij theksoi se “të drejtat e njeriut u japin zbatim parimeve të rëndësishme si dinjiteti, drejtësia, respekti dhe barazia. Ato vendosin standardet se si jetojmë dhe punojmë. Rrugëtimi i të drejtave të njeriut është një proces dinamik i kushtëzuar nga një sërë faktorësh ekonomik, social, politik, zhvillim teknologjik, etj. Për të garantuar gëzimin e tyre nga ana e qytetarëve, kërkohet qasje dinamike nga ana e institucioneve që sigurojnë apo që monitorojnë zbatimin e tyre.

Konferenca kishte në fokus vlerësimin e rrugëtimit të të drejtave të njeriut në vendin tonë, raportin me kuadrin legjislativ në fuqi dhe mundësinë e përmirësimit të tij, si dhe me sfidat dhe çështjet e të drejtave të njeriut që hasen nga qytetarët.

E plotë fjala e Komisionerit