3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Zyra e Komisionerit në projektit “Mbështetje për pjesëmarrjen, përgjeshmërinë dhe fuqizimin e shoqërisë civile”

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale bashkëpunoi me disa organizata dhe media investigative në zhvillimin e projektit “Mbështetje për pjesëmarrjen, përgjeshmërinë dhe fuqizimin e shoqërisë civile”, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Ky projekt u zhvillua gjatë muajit dhjetor 2023 në 6 takime, në qytetet e Elbasanit, Korçës, Tepelenës, Gjirokastrës, Shkodrës dhe Lezhës, ku të pranishëm ishin përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile apo grupeve të interesit dhe qytetarë. Në fokus ishte nxitja e ndërgjegjësimit dhe promovimi i të drejtës për informim/aksesit në informacionin/dokumentacionin me karakter publik, si dhe rëndësia e procesit të konsultimit publik në kuadër të kontrollit dhe pjesëmarrjes në qeverisje. Projekti shërbeu, njëkohësisht, si një mundësi për të njohur kuadrin ligjor të fushës, rolin dhe veprimtarinë e Zyrës së Komisionerit, si dhe të rrugët e bashkëpunimi me palët e interesuara për nxitjen e ushtrimit në praktikë të kësaj të drejte. Gjatë aktiviteteve u shpërndanë edhe materiale/botime ndërgjegjësuese të Zyrës së Komisionerit. Për këtë projekt u bashkëpunua me “Qendrën për Ekselencë Destiny”, “Together for Life”, “Balkan Investigative Reporting Network” (BIRN) dhe “Qëndresën Qytetare”.