28 Janari, Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale

Data 28 Janar kremton Ditën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, që ndërkombëtarisht njihet si “Dita e Privatësisë – Privacy Day”.

Më 28 janar 1981 Këshilli i Evropës (KiE) miratoi Konventën “Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale” (e njohur si Konventa 108). Ky dokument i rëndësishëm ndërkombëtar është përfshirë në legjislacionin shqiptar me miratimin nga Kuvendi të ligjit nr. 9288/2004. Konventa u modernizua në maj të vitit 2018 me miratimin e Protokollit CETS No. 223 (e njohur si Konventa 108+), e ratifikuar nga Shqipëria dhe që është bërë pjesë e legjislacionit kombëtar nëpërmjet ligjin nr. 49/2022.

Në këtë datë, autoritete kombëtare të mbrojtjes së të dhënave, por dhe aktorë të tjerë si në sferën publike ashtu edhe në atë private në nivel global, ndërmarrin nisma dhe organizojnë aktivitete për rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e kësaj të drejte individuale.

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në kuadër të kremtimit të kësaj Dite, nëpërmjet bashkëpunimit me Nëpunës të Mbrojtjes së të Dhënave Personale në institucione publike/shtetërore dhe kompani të ndryshme private, ka shpërndarë një video ndërgjegjësuese. Kjo iniciativë ka në fokus rritjen e vëmendjes nga çdo nëpunës/punonjës për të treguar kujdes maksimal në përdorimin e pajisjeve elektronike dhe teknologjisë, në kuadër të ruajtjes së informacionit dhe të dhënave personale të qytetarëve. Në këtë kontekst, e sidomos, duke marrë në konsideratë përparimin teknologjik dhe digjitalizimin e shërbimeve, mbrojtja e të dhënave personale është thelbësore për t’u garantuar, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë.

Ka disa gjëra shumë të thjeshta që ju mund të bëni për të mbrojtur të dhënat personale nga çdo përpunim i paligjshëm.

Video ndërgjegjësuese