3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Bashkëpunimi rajonal për garantimin e të drejtave të qytetarëve

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ishte pjesë e shkëmbimit të eksperiencave mes Shqipërisë dhe Bosnjë Hercegovinës në kuadër të organizimit të zgjedhjeve.

Një delegacion me përfaqësues të disa institucioneve të këtij vendi, zhvilloi pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një vizitë studimore, për t’u njohur me projektin e votimit dhe numërimit elektronik të zbatuar në Shqipëri apo edhe sfidave në organizimin e procesit zgjedhor. Kontributi i Zyrës së Komisionerit në këtë aktivitet kishte të bënte me njohjen e legjislacionit shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale dhe praktikën e bashkëpunimit të frytshëm me KQZ për hartimin e akteve të tjera rregullatore në funksion të tij. Një proces zgjedhor gjithëpërfshirës dhe transparent duhet të mbajë në konsideratë edhe aspektin ndërgjegjësues për qytetarët, në mënyrë që ata të ushtrojnë dhe t’u garantohen plotësisht të drejtat e tyre.