Search

XV ICIC, konsolidim i lidershipit të organizatës për promovimin e të drejtës për informim

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, priti në një takim znj. Blanca Lilia Ibarra, anëtare e Bordit të Komisionerëve të INAI Meksikë, në cilësinë e kreut të Komitetit Ekzekutiv të ICIC, dhe pjestarë të Sekretariatit.

Palët ndanë të njëjtin mendim, se zhvillimi i edicionit të 15-të të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit, në Tiranë në datat 3-5 qershor 2024, ishte një sukses për këtë organizatë, në rrugën e konsolidimit të lidershipit të saj në botë për promovimin e të drejtës për informim, sidomos, në optikën e zhvillimeve teknologjike. Nga ana tjetër, aktiviteti i shërbeu edhe forcimit të bashkëpunimit, si mes institucioneve homologe, ashtu edhe me partnerët e shoqërisë civile, botës akademike apo medias, duke ndarë eksperiencat më të mira për garantimin e kësaj të drejte themelore të individit dhe sigurimin e standardeve më të larta në ushtrimin praktit të saj. Takimi u zhvillua në kuadër të veprimtarisë për hartimin e konkluzioneve të Konferëncës dhe vlerësimit të kapaciteve të domosdoshme për forcimin e rolit të organizatës në arenën ndërkombëtare. Gjatë tij, delegacioni meksikan vlerësoi, njëkohësisht, përkushtimin dhe punën e palodhur të Zyrës së Komisionerit në organizimin e kësaj Konference, si dhe për mikpritjen karakteristike shqiptare për promovimin e vlerave më të spikatura të historisë, kulturës dhe trashëgimisë sonë kombëtare.