3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Zyra e Komisionerit në prezantimin e Raportit “Liria e Informacionit në Ballkanin Perëndimor në 2024”

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale mori pjesë në prezantimin e Raportit “Liria e Informacionit në Ballkanin Perëndimor në 2024”.

Aktiviteti u organizua nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative (BIRN), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile, të mediave dhe ekspertë të fushës së aksesit në informacion me interes publik nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Zyra e Komisionerit u përfaqësua në panelin me temë “Përmirësohemi së bashku, ankesat të (pa) suksesshme për interesin publik, këndvështrime nga institucionet publike”, ku u prezantuan risitë dhe përmirësimet e fundit të legjislacionit për të drejtën e informimit, si dhe raste konkrete me interes për të pranishmit. Diskutimi në këtë takim rajonal u përqendrua në mbikëqyrjen dhe zbatimin e kuadrit rregullator, sfidat për sigurimin e transparencës dhe llogaridhënies së autoriteteve publike, si dhe promovimin e standardeve e praktikave më të mira në këtë fushë.