Aksesi në informacionin publik nëpërmjet instrumenteve elektronike

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave zhvilloi trajnimin online me përfaqësues të autoriteteve publike për prezantimin e funksioneve të “Regjistrit elektronik të kërkesave dhe përgjigjeve për të drejtën e informimit”. “Regjistri” është formatuar dhe funksionon në mënyrë të tillë që i gjithë procesi i trajtimit të kërkesave apo ankesave të realizohet brenda tij, ku një nga elementët kryesorë të sistemit është gjurmueshmëria. Ky instrument elektronik është i integruar në portalin “pyetshtetin.al”, një platformë komunikimi në funksion të ndërveprimit të qytetarëve me autoritetet publike për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së tyre. “Regjistri” është një bazë shtetërore të dhënash, miratuar me VKM 145/2018, i cili është i instaluar dhe funksionon në total në 240 autoritete publike të të gjitha kategorive: qendrore, të pavarura dhe në ato të vetëqeverisjes vendore; ndërsa vetëm për vitin 2024 ky numër është 19.