Akademia e Mbrojtjes së të Dhënave në Bruksel

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale mori pjesë në takimin e dytë të Javës së Akademisë së Mbrojtjes së të Dhënave Personale për Ballkanin Perëndimor dhe vendet e Partneritetit Lindor. Ky aktivitet u Akademia u bashkëorganizua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Supervizori Evropian i Mbrojtjes së të Dhënave (EDPS), Drejtoria e Përgjithshme e Drejtësisë dhe Konsumatorëve (DG JUST), Programi i Mbështetjes për Përmirësim në Qeverisje dhe Menaxhim (SIGMA), Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) dhe Agjencia Gjermane për Zhvillimin (GIZ), në datat 9-13 shtator 2024, në Bruksel.

Akademia e Mbrojtjes së të Dhënave është një projekt i krijuar nga Komisioni Evropian (DG JUST) që ofron mbështetje dhe trajnime për autoritetet e mbrojtjes së të dhënave të vendeve jo anëtare të BE. Takimi i përvitshëm synon të forcojë partneritetet midis autoriteteve të mbrojtjes së të dhënave nga Ballkani Perëndimor, vendet e Partneritetit Lindor dhe BE duke ofruar një platformë për ndërtimin e kapaciteteve, shkëmbimin e njohurive mbi praktikat më të mira të mbrojtjes së të dhënave, duke përfshirë mbikëqyrjen e pajtueshmërisë së sektorit publik dhe privat, zbatimin e GDPR dhe digjitalizimin e shërbimeve.

Gjatë këtij takimi, Zyra e Komisionerit prezantoi gjetjet e lidhur me digjitalizimin e shërbimeve, hetimet administrative të zhvilluara nga Zyra e Komisionerit, roli i nëpunësit për mbrojtjen e të dhënave, aktivitetet ndërgjegjësuese të organizuara, si dhe praktikat mbi realizimin e transferimeve ndërkombëtare të të dhënave personale. Një nga arritjet kryesore të autoritetit shqiptar të mbrojtjes së të dhënave, e cila u evidentuara edhe nga pjesëmarrësit, ishte zbatimi i Marrëveshjes me Eurojust.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë