Bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile për nxitjen e pjesëmarrjes qytetare

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale mikpriti një grup përfaqësuesish të organizatave të shoqërisë civile në kuadër të “Programit të shkëmbimit të OJF”. Në fokus të këtij takimi ishte njohja me rolin dhe funksionet e institucionit dhe bashkëveprimi për nxitjen e pjesëmarrjes sa më aktive të qytetarëve dhe palëve të interesuara në vendimmarrjen e autoriteteve publike.

Pjesëmarrësit në këtë takim ishin nga shoqata/organizata të reja që e kanë selinë dhe e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Berat, Korçë, Elbasan apo dhe Tiranë. “Programi i Shkëmbimit të OJF” është nismë e Partnerët Shqipëri (Partners Albania), e cila ka për qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e sektorit të organizatave të shoqërisë civile, kryesisht atyre lokale. Nëpërmjet bashkëpunimit me institucionet publike dhe vizitave studimore synohet fuqizimi i kapaciteteve të OjF, për adresimin e duhur të problematikave të qytetarëve apo grupeve të interesit.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë