Ushtrimi në praktikë i të drejtave, bashkëpunimi me Fakultetin e Drejtësisë

Shkolla “Transparenca dhe Qeverisja e Hapur 2024” është një program i Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, që ka në fokus jo vetëm njohjen me kuadrin ligjor kombëtar por edhe zbatimin e tij në praktikë nga profesionistët e së ardhmes.

I ftuar në këtë aktivitet ishte edhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, i cili mbajti një leksion të hapur për garantimin e të drejtës për informim në vendin tonë dhe mbi rolin e veprimtarinë institucionale në këtë fushë. Në prezantimin e tij, Komisioneri vlerësoi se procesi i transparencës së autoriteteve publike rrit përgjegjshmërinë e tyre, nxit llogaridhënien e vazhdueshme dhe mundëson pjesëmarrjen efektive të qytetarëve në qeverisje. Në këtë këndvështrim, ai theksoi se edhe digjitalizimi i shërbimeve publike është shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për ta forcuar akoma edhe më shumë në praktikë konceptin e transparencës.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, një grup studentësh pjesëmarrës në këtë Shkollë, ishin të pranishëm gjatë zhvillimit të seancave dëgjimore me autoritete publike. Njëkohësisht, ata u njohën edhe me kuadrin ligjor në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, procesin e modernizimit të tij dhe me trajtimin e rasteve konkrete. Në këtë mënyrë, Zyra e Komisionerit jep kontributin e saj në formimin sa më të plotë me njohuri dhe praktikat më të mira, në funksion të garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë