Shqipëria merr drejtimin e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit

Shqipëria ka marrë Presidencën e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (ICIC), detyrë të cilën do ta mbajë deri në qershor 2025. Në takimin e fundit të Komitetit Ekzekutiv të Komisionerëve të Informimit (ICIC), u vendos që Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, zoti Besnik Dervishi, të drejtojë këtë konferencë ndërkombëtare.

Përmes një njoftimi, Komiteti e ka informuar zotin Dervishi për rolin e ri që i është besuar duke shprehur vlerësimet më të larta për kapacitetin dhe profesionalizmin e spikatur gjatë këtyre viteve.
Presidencën e kësaj Konference Ndërkombëtare ku aderojnë mbi 90 vende nga e gjithë bota e ka mbajtur më herët Autoriteti Meksikan për të drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Konferenca Ndërkombëtare e Komisionerëve të Informimit u mblodh për herë të parë në vitin 2003, ndërsa e fundit që mikpriti edicionin e 15-të të saj ishte Shqipëria në qershor të vitit të shkuar. Gjermania do të jetë vendi organizator i takimit të rradhës, që parashikohet të zhvillohet në Berlin në muajin qershor.

Kjo konferencë ka si qëllim të nxisë mbrojtjen dhe promovimin e aksesit në informacionin publik si një shtyllë themelore për qeverisjen sociale, ekonomike dhe demokratike, ndarjen e  njohurive dhe praktikave më të mira, të krijojë kapacitete, të ndihmojë në identifikimin e asaj që nevojitet për përparimin global dhe të veprojë si një zë i përbashkët në forumet ndërkombëtare me synimin për të përmirësuar të drejtën e qytetarëve për informacion publik.

 

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë