Ekspertët e BE zhvillojnë trajnim me Zyrën e Komisionerit mbi të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik

Me mbështetjen e ekspertëve të projektit të Bashkimit Evropian për Qeverisjen e Mirë, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP), zhvilloi një trajnim për trajnerët (ToT), mbi zbatimin efektiv të ligjit nr. 33/2022 “Për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik”.

Në këtë tryezë, stafi Zyrës së Komisionerit përfitoi njohuri të zgjeruara mbi të dhënat e hapura dhe praktikat më të mira evropiane si dhe diskutoi më ekspertët ndërkombëtarë mbi diferencën e të dhënave të hapura dhe të drejtës për informim.

Një çështje tjetër që u përfshi në trajnim ishte mbikëqyrja dhe zbatimi i ligjit nr. 33/2022 “Për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik” nga ana e Zyrës së Komisionerit.

Në këtë kuadër, eksperti i projektit të asistencës nga ana e BE, Zoran Jachev, shprehu vlerësimet e tij ndaj Zyrës së Komisionerit për angazhimin dhe përkushtimin e treguar në funksion të zbatimit të këtij ligji.

Ndërsa Drejtorja e Përgjithshmë për të Drejtën e Informimit, znj. Elona Hoxha, theksoi se Zyra e Komisionerit ka bërë përpjekje dhe hapa konkrete në ndërgjegjësimin e organeve publike, duke kontaktuar 220 autoritete gjatë viti 2024, më qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin mbi të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e tyre.

Ky trajnim u realizua si pjesë e Komponentit të 4-t të projektit “Bashkimi Evropian për Qeverisjen e Mirë”, pjesë e të cilit është edhe realizimi i manualit informues për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e tyre.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë