Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale drejton takimin e Komitetit Ekzekutiv të ICIC

Më datë 10 mars 2025, u zhvillua takimi i parë për vitin 2025 i Komitetit Ekzekutiv të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (ICIC). Ky takim shënoi edhe organizimin e parë të kryesuar nga Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në rolin e saj si Presidencë dhe Sekretariat i ICIC.

Takimi, i cili u zhvillua online, u drejtua nga Komisioneri z. Besnik Dervishi dhe mblodhi përfaqësues të autoriteteve për të drejtën e informimit nga vende të ndryshme si Gjermania, Australia, Bermuda, Afrika e Jugut, Sierra Leone, si edhe Shqipëria.

Në hapje të punimeve, Komisioneri Dervishi mbajti një fjalë përshëndetëse, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në forcimin e transparencës dhe të drejtës për informim. Pjesë e rendit të ditës ishte miratimi i minutave të takimit të mëparshëm të Komitetit Ekzekutiv, prezantimi nga autoriteti mikpritës për përgatitjet e Konferencës së radhës që do të zhvillohet në Berlin, Gjermani, në qershor 2025, si dhe diskutimi mbi thirrjet për presidencën e re të ICIC dhe autoritetin mikpritës për vitin 2027.

Gjithashtu, anëtarët e Komitetit shqyrtuan aplikimin e një autoriteti për t’iu bashkuar ICIC, si dhe diskutuan mbi çështje të tjera të rëndësishme që lidhen me funksionimin e këtij forumi ndërkombëtar.

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale mbetet e angazhuar në përmbushjen e detyrave të saj si Presidencë dhe Sekretariat i ICIC, duke ndjekur me përgjegjësi të gjitha proceset dhe aktivitetet e këtij forumi të rëndësishëm ndërkombëtar.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë