KDIMDP zhvillon trajnim mbi njohjen e Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR) me përfaqësues të institucioneve të Ballkanit Perëndimor

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP) me ftesë të Qendrës së Kapaciteteve Kibernetike të Ballkanit Perëndimor (WB3C) zhvilloi trajnimin 2 ditor mbi njohjen e Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR). Në trajnimin ku morën pjesë Nëpunës të Mbrojtjes së të Dhënave (DPO) të institucioneve publike në Ballkanin Perëndimor, Zyra e Komisionerit  ofroi  ekspertizë në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, në kuadër edhe të miratimit të ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe përafrimit të plotë të tij me GDPR.

Trajnimi u drejtua nga Sekretarja e Përgjithshme e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, znj. Blerta Xhako dhe kishte si qëllim njohjen e audiencës me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe konkretisht, kuadrin rregullator, të drejtat e subjekteve të të dhënave, detyrimet e kontrolluesve gjatë procesit të përpunimit, rolin e DPO-ve, menaxhimin e riskut dhe sigurinë e informacionit, etj.

Sekretarja e Përgjithshme e KDIMDP-së znj. Blerta Xhako, diskutoi edhe me drejtorin e Qendrës së Kapaciteteve Kibernetike të Ballkanit Perëndimor z. Gilles Schwoerer mbi përpjekjet e vazhdueshme të vendeve të rajonit në përafrimin e plotë të legjislacionit të mbrojtjes së të dhënave me standardet e Bashkimit Evropian.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë