Samiti Global i Privatësisë, Dervishi zhvillon takime me zyrtarë të lartë të SHBA

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, në kuadër të Samitit Global Vjetor të Privatësisë në Uashington DC,  zhvilloi takime me zyrtarë të lartë të institucioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, z. Besnik Dervishi u takua me Drejtuesin e Privatësisë dhe Lirive Civile, z. Peter A. Winn dhe Ambasadorin Sting Lang, Koordinator Ndërkombëtar për Politikat e Komunikimit dhe Informacionit, me të cilët diskutoi në lidhje me ligjin e ri për mbrojtjen e të dhënave personale në Shqipëri dhe sfidat e zbatimit të këtij ligji.

Dervishi zhvilloi gjithashtu një takim me kreun e Komisionit Federal për Tregtinë, z. Andrew Ferguson, me të cilin diskutoi mbi mbrojtjen e të dhënave dhe posaçërisht zbatimin e kuadrit për mbrojtjen e të dhënave BE-SHBA, sipas vendimit të Komisionit Evropian 2023/1795, datë 10 korrik 2023.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë