Zyra e Komisionerit merr pjesë në edicionin e VI të konferencës ndërkombëtare “Recent Trends and Applications in Computer Science and Information Technology

U zhvillua me sukses edicioni i gjashtë i konferencës ndërkombëtare “Recent Trends and Applications in Computer Science and Information Technology – RTA-CSIT 2025”, organizuar nga Departamenti i Informatikës së Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Në këtë aktivitet morën pjesë akademikë shqiptar dhe të huaj (University of Camerino, Italy, Lynn University, Florida, USA, Univeristeti i Tiranës) si dhe përfaqësues të institucioneve publike (Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, AKSK, Agjencia e Inovacionit dhe Ekselences,etj,) të cilët diskutuan mbi tendencat më të fundit në fushën e teknologjisë/inteligjenca artificiale dhe sigurisë digjitale.

Në ceremoninë e hapjes, përfaqësuesja e Zyrës së Komisionerit, znj. Pjerina Mema (Drejtore e Përgjithshme e Drejtorisë së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale)  njoftoi ndër të tjera miratimin e ligjit të ri nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i përafruar plotësisht me Rregulloren e Përgjithshme të Bashkimit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) si dhe risitë e ligjit.

Ky ligj u vlerësua si një hap i rëndësishëm për forcimin e kuadrit ligjor në përballje me sfidat e epokës digjitale.

Zyra e Komisionerit theksoi se zhvillimi i teknologjise dhe inteligjencës artificiale (IA), megjithëse sjell përfitime të mëdha, shoqërohet edhe me rreziqe potenciale për privatësinë e subjekteve të të dhënave. U nënvizua rëndësia që sistemet e IA të respektojnë parimet e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, si transparenca, minimizimi i të dhënave, pëlqimi paraprak dhe sigurimi i të drejtave themelore të indivdit.

Gjithashtu, Zyra e Komisionerit vlerësoj iniciativat “Cyber-Drill Hackathon” dhe Shkolla Verore “Safe Digital EU”, të cilat kontribuojnë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit të të rinjve për çështje të sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave personale.

Konferenca vijoi me diskutime të thelluara shkencore mbi ndikimin e teknologjive të reja në jetën moderne dhe nevojën për një ekosistem bashkëpunues ndërinstitucional për të garantuar sigurinë dhe të drejtat digjitale në të ardhmen.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë