Ligji për të dhënat e hapura, ekspertët ndërkombëtar asistencë teknike

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në kuadër të projektit TAIEX ka zhvilluar online, takimin e parë me misionin e ekspertëve ndërkombëtar për fushën e të dhënave të hapura.

Në takim e mbajtur mes perfaqësusve të Zyrës së Komisionerit dhe ekspertve u diskutua mbi detajet e aktivitetit që do të zhvillohet në muajin shtator mbi ligjin nr. 33/2022 “Për të Dhënat e Hapura dhe Ripërdorimin e Informacionit të Sektorit Publik”.

Ekspertët e huaj do të ofrojnë asistencë teknike dhe këshillimore për të vlerësuar kuadrin aktual ligjor dhe institucional, për të identifikuar sfidat praktike në zbatimin e ligjit dhe për të hartuar rekomandime për përmirësim.

Ky mision  synon gjithashtu të mbështesë zhvillimin e kapaciteteve të administratës publike për të identifikuar, përpunuar, standardizuar dhe publikuar të dhënat në formate të hapura. Përmes takimeve me stafin e Zyrës së Komisionerit, palët kryesore të interesuara duke analizuar praktikat aktuale, ekspertët do të ndihmojnë në hartimin e udhëzimeve praktike, mekanizmave të monitorimit dhe masave për të inkurajuar ripërdorimin e të dhënave nga publiku ose organizata të tjera si biznese, institucione, apo për kërkime shkencore.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë