Transparenca dhe mbrojtja e te dhënave, Komisioneri Dervishi takim me Administratoren e IdentiTek SH.A

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, priti në një takim Administratoren e re të IdentiTek SH.A., znj. Silda Çepele.

Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, si një hap i domosdoshëm për garantimin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe rritjen e besimit të qytetarëve.

Në fokus të bisedës ishte roli i IdentiTek SH.A., si shoqëri shtetërore që administron dhe zhvillon sistemet e identifikimit elektronik dhe shërbimet digjitale të lidhura me to, duke përpunuar një volum të konsiderueshëm të dhënash personale. Në këtë kuadër, u theksua nevoja për përputhshmëri të plotë me standardet ligjore dhe praktikat më të mira në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe sigurisë së tyre.

Komisioneri Besnik Dervishi vlerësoi angazhimin e IdentiTek SH.A. në këtë drejtim dhe garantoi mbështetjen dhe bashkëpunimin e institucionit që ai drejton, në funksion të forcimit të standardeve të së drejtës së informimit dhe mbrojtjes së të dhënave personale.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë