Më datën 16 prill 2026, u zhvillua online takimi i dytë i Komitetit Ekzekutiv të ICIC për këtë vit. Mbledhja u hap nga Drejtori i Kabinetit i Zyrës së Komisinerit, znj. Besa Velaj, e cila prezantoi rendin e ditës, përshëndeti anëtarët dhe vlerësoi punën e organizatorëve të konferencës në Sierra Leone, si edhe të Komitetit të Planifikimit.
Në vijim, Komisioneri Shaw, i autoritetit të Sierra Leone në cilësinë e organizatorit të konferencës ICIC 2026, prezantoi ecurinë e përgatitjeve. Ai ndau në kohë reale draft-agjendën e sesionit të hapur, e cila përfshin ceremoninë e hapjes, sesione plenare dhe paralele. Në panelin e hapjes parashikohet pjesëmarrja e përfaqësuesve nga UNESCO, OKB, Komisioneri shqiptar në cilësinë e Presidentit të ICIC dhe Presidenti i Sierra Leone.
Gjatë diskutimeve, u propozua që koalicioni i organizatave të shoqërisë civile të ketë një prezantim të shkurtër (5–10 minuta) gjatë sesionit të mbyllur të anëtarëve të ICIC. Ky propozim u mbështet nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, ndërsa detaje të mëtejshme pritet të paraqiten në mbledhjet në vijim.
Komiteti miratoi edhe nisjen e procesit të zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Komitetit Ekzekutiv, dhe përzgjedhjen e organizatorit të ICIC 2028. Zyra e Komisionerit në cilësinë e Sekretariatit përgatiti materialet dhe do të zbatojë sipas afateve hapjen e këtyre thirrjeve.
Diskutime të tjera u realizuan mbi dokumentin e Parimeve të Berlinit dhe çështje të tjera mbi aktivitetet që lidhen me ICIC.