Ftesë për pjesëmarrje në aktivitetin “Mbrojtja e të dhënave personale, standard i domosdoshëm për sektorin e turizimit”

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në cilësinë e autoritetit mbikëqyrës fton të gjithë operatorët e sektorit të turizmit të marrin pjesë në takimin me temë “Mbrojtja e të dhënave personale, standard i domosdoshëm për sektorin e turizimit”, që do të zhvillohet në datën 20 tetor 2026 ora 10:00, në sallën Antigonea 1, në Rogner Hotel Tirana.

Mbrojtja e të dhënave personale është një përgjegjësi ligjore dhe një element i rëndësishëm i besimit në shërbimet turistike. Në këtë kuadër, takimi do të sjellë në vëmendje, gjetjet kryesore të hetimeve administrative të realizuara nga Zyra e Komisionerit në këtë sektor, rekomandimet dhe masat për përmirësimin e praktikave të përpunimit të të dhënave personale.

Gjithashtu, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet sfidave që lidhen me digjitalizimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në shërbimet turistike.

Pjesëmarrësit do të njihen me orientime për përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga ligji nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, duke pasur mundësi të diskutojnë hapur mbi problematikat dhe sfidat që hasin në veprimtarinë e tyre.

Operatorët turistikë inkurajohen të përfaqësohen në këtë takim nga një drejtues i subjektit dhe nëpunësi përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale.

Për të konfirmuar pjesëmarrjen, lutemi të dërgoni një email në adresën info@idp.al, deri më 16 tetor 2026, duke specifikuar emrin e subjektit që përfaqësoni, si dhe emrat dhe funksionet e pjesëmarrësve.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë