Takim me studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës

Në foto, znj. Pjerina Gaxha, Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (majtas) dhe znj. Ardita Shehaj, Drejtor i Drejtorisë për të Drejtën e Informimit (djathtas), gjatë takimit me studentët në Qendrën e Informimit të BE në Shkodër.

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim me Qendrën e Informimit të BE, zhvilluan një takim me studentët e gazetarisë të Universitetit “Luigj Gurakuqi të Shkodrës.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ndërgjegjësimi i gazetarëve të ardhshëm për rritjen e transparencës së autoriteteve publike nëpërmjet zbatimit tërësor të ligjit “Për të drejtën e informimit”, respektimi i privatësisë së qytetarëve nëpërmjet mbrojtjes së të dhënave personale, ndërsa garantohet funksionimi i një media të lirë dhe të pavarur. Studentët u njohën nga afër me funksionet dhe kompetencat e Zyrës së Komisionerit, trajtimin dhe zgjidhjen e ankesave, me raste praktike të shkeljes së privatësisë dhe keqpërdorimit të të dhënave personale nga ana e medias në këtë fushë. Gjithashtu, studentëve iu shpjegua se si mund të bëhet një kërkesë për informacion pranë një Autoriteti Publik, rastet kur ai duhet të jepet, rastet e kufizimit në dhënien e tij, rolin e koordinatorit në këtë proces, hartimin dhe publikimin e programeve të transparencës, si dhe u njohën edhe me portalin pyetshtetin.al.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë