3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale takon Sekretarët e Përgjithshëm të Ministrive

Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi një takim, të koordinuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, me Sekretarët e Përgjithshëm të Ministrive. Nga ana e Komisionerit u prezantua nevoja për zbatimin e Legjislacionit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në hartimin e projekt akteve, detyrim që buron nga neni nr. 31 pika a, i Ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar.

Gjithashtu për t’u ardhur në ndihmë institucioneve publike në hartimin e projekt-akteve është hartuar Udhërrëfyesi “Për autoritetet publike mbi projekt aktet që kanë të bëjnë me të dhënat personale“.