3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale prezanton Raportin Vjetor 2014

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale Besnik Dervishi prezantoi në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë raportin mbi aktivitetin vjetor.

Në fjalën e tij, Komisioneri Dervishi theksoi se Zyra e Komisionerit ka pasur prioritet të saj parandalimin dhe shmangien e rasteve të përpunimit të kundërligjshëm të të dhënave personale. Forcimi i zbatimit të ligjit është konsideruar i lidhur ngushtë me plotësimin dhe përmirësimin e kuadrit nënligjor si dhe me rolin aktiv për t’i ofruar asistencë ligjore subjekteve të ndryshëm publik dhe privat. Ky raportim identifikon ndërmarrje të iniciativave të reja lidhur me përmirësimin e teknikave të hetimit administrativ të pasqyruara kryesisht në muajt e fundit të vitit kalendarik 2014, si pasojë e të cilave është rritur ndjeshëm numri i inspektimeve.

Miratimi i ligjit Nr. 119, datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit” përbën një moment tjetër për të vlerësuar në veprimtarinë e Zyres së Komisionerit për vitin 2014. Në muajin nëntor, Zyrës së Komisionerit ju atribuan kompetencat e parashikuara në këtë ligj duke i dhënë një fizionomi tjetër institucionit. Kryesisht u synua në monitorimin e zbatimit të ligjit, ndërgjegjësim të autoriteteve publike dhe shoqërisë në tërësi, trajtim të ankesave të individëve në afat, përgatitje të programit model të transparencës, etj.

Fjala e Komisionerit

Raporti Vjetor 2014