3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Takim midis Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe përfaqësues të kompanisë Google për aplikimin e shërbimit Google Street View në Shqipëri.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi  u takua me dy përfaqësues të kompanisë Google me qëllim prezantimin e  shërbimit Google Street View që kompania Google ka për synim të vendos në disa qytete dhe zona turistike në Shqipëri. Përfaqësuesit e Google në prezantimin e tyre theksuan rëndësinë e këtij shërbimi për zhvillimin turistik të vendit, pasi pamjet e mbledhura me makinën Google dhe të vëna në dispozicion të çdo përdoruesi interneti e bën turistin të ndjehet i vetëdijshëm për vendin që do të vizitojë.

Gjithashtu përfaqësuesit e Google siguruan Komisionerin se mbrojtja e privatësisë së qytetarëve do të sigurohet nga përpunimi automatik i fotografive duke errësuar pamjen e fytyrave si dhe targat e makinave apo çdo objekt tjetër që do të kërkohet nga qytetarët.

Komisioneri Dervishi vlerësoi iniciativën e grupit Google për të ofruar shërbimin Google Street View në Shqipëri pasi pothuajse gjithë kontinenti evropian është i mbuluar me këtë shërbim. Prania e kompanisë Google në Shqipëri është një hap përpara në marrëdhëniet e vendit tonë me zhvillimet teknologjike ndërkombëtare dhe se ky shërbim do të kontribuojë drejtëpërdrejtë në rritjen e numrit të vizitorëve të huaj.