3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Takim me përfaqësues të Agjencisë Shtetërore të Mbrojtjes së të Dhënave Personale të Kosovës

Zyra e Komisionerit mirëpriti në një takim përfaqësues nga Agjencia Shtetërore e Mbrojtjes së të Dhënave Personale të Kosovës. Me përfaqësuesit kosovarë, gjatë takimit u diskutuan çështje të mbrojtjes së të dhënave personale, praktikave kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e marrëdhënieve evropiane dhe ndërkombëtare, planifikimin dhe realizimin e aktiviteteve, regjistrimin e kontrolluesve publikë dhe privatë, mbështetjen e tyre gjatë aplikimit, si dhe sistemin online të njoftim-regjistrimit.

Në këtë takim, përfaqësuesit e Agjencisë kosovare u njohën më nga afër me ndryshimet e fundit të legjislacionit kombëtar shqiptar në fushën e të drejtës për informim dhe konsultimit publik, veçanërisht, mbi kompetencat dhe detyrimet e shtuara rishtazi Zyrës së Komisionerit.

Ky takim i shërben bashkëpunimit, koordinimit dhe forcimit të dy Autoriteteve respektive për zbatimin e legjislacionit mbi mbrojtjen e të dhënave personale.