3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Trajnim me punonjës të Policisë së Shtetit

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi një takim në Policinë e Shtetit me pjesëmarrjen e zëdhënësve të Drejtorisë së Policisë së Shtetit në nivel qarku. Stafi i Zyrës së Komisionerit në këtë aktivitet trajtoi problematika dhe raste konkrete të fushës së mbrojtjes së privatësisë dhe asaj të të drejtës për informim.

Në këtë trajnim, vëmendje të posaçme iu kushtua balancës mes interesit publik për veprimtarinë e strukturave të Policisë së Shtetit dhe publikimit të të dhënave personale të shtetasve. Përfaqësuesit e Zyrës së Komisionerit në takim theksuan se strukturat e Policisë së Shtetit duhet të trajtojnë, në respekt maksimal të mbrojtjes së të dhënave personale kur në ngjarje të caktuara janë të përfshirë të mitur apo dëshmitarë okularë. Në takim u trajtuan edhe risitë e ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”. Hartimi, plotësimi dhe përditësimi i Programit të Transparencës, roli i Koordinatorit në procesin e informimit të publikut, procedura e trajtimit të një kërkese për informim, si edhe diskutimi për raste konkrete të zbatimit të këtij ligji nga ana e Policisë së Shtetit.