3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Seminar mbi zbatimin e Rregullave të Detyrueshme të Korporatave në hapësirën frankofone

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizoi Seminarin “Mbi zbatimin e Rregullave të Detyrueshme të Korporatave në hapësirën frankofone”.

Zbatitmi i këtyre Rregullave gjatë procesit të transferimit të të dhënave personale është shumë i rëndësishëm për të garantuar një mbrojtje të sigurtë të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë. Për këtë qëllim, Zyra e Komisionerit mirëpriti në Tiranë eksperten franceze, znj. Myriam Gufflet, Përgjegjës i sektorit të transferimit ndërkombëtar në Autoritetin Francez. Ajo përcolli tek profesionistët e sektorit bankar, telekomunikacionit dhe autoriteteve publike, të cilët transferojnë të dhëna personale në vendet frankofone, përmbajtjen e Rregullave të Detyrueshme të Korporatave për transferimin ndërkombëtar, si dhe raste praktike të zbatimit të tyre.

Seminari u hap nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi. Në fjalën e tij, Komisioneri Dervishi shprehu rëndësinë e bashkëpunimit të Zyrës në arenën ndërkombëtare, e vlerësuar kjo edhe nga anëtarësimi në Organizatën Frankofone të Autoriteteve të Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Gjithashtu, në fjalën e tij z. Dervishi theksoi dhe rëndësinë që duhet të ketë bashkëpunimi me sektorin privat, i cili duhet të rregullohet nga parimi i partneritetit, në respekt të detyrimeve dhe objektivave reciproke. Në fund të seminarit për pjesëmarrësit u shpërndanë certifikata.